Edhe pse nuk kanë dhënë një datë të caktuar, flitet lart e poshtë se dasma e tyre do të bëhet më shpejt seç mund ta mendonim!
Reperi i njohur Getoar Selimi dhe e fejuara e tij moderatorja Marina Vjollca pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë vit në një ceremoni që pritet të jetë madhështore. Ata duken më të dashuruar se kurrë dhe padyshim janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Kot nuk thonë, ku ka zë, nuk është pa gjë!
Ata janë fotografuar nga ‘Story’ duke hyrë në një qendër tregtare teksa ndalonin në vitrinat e unazave të martesës duke u kujdesur kështu për çdo detaj. Dyshja kohët e fundit shihet shpesh bashkë nëpër udhëtime jashtë vendit të cilat i bëjnë publike edhe në rrjetet sociale dhe kanë nisur bashkëjetesën prej disa kohësh.