INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po akuzohen se e kanë vjedhur këngën e re, reagojnë Don Xhoni dhe Enca! [VIDEO]

Po akuzohen se e kanë vjedhur këngën e re, reagojnë Don Xhoni dhe Enca! [VIDEO]

Publikuar më: 12:06 31-07-2020

Këngëtarja e njohur, Enca dhe reperi i ri shqiptar, Don Xhoni publikuan ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga titullohet "Break Down" dhe ishte paralajmëruar prej kohësh. Si për tekstin e këngës, ashtu dhe për muzikën janë kujdesur vetë Enca dhe Don Xhoni. "Break Down" është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka thyer rekord në klikime për vetëm 24 orë.

Megjithatë, , në rrjet po qarkullon një këngë holandeze që duket të jetë shumë e ngjashme nga beat-i me këngën e dy artistëve shqiptarë.Në fakt kjo këngë është publikuar që në dhjetor të 2018 nga F1rstman, H-Dhami, Mumzy Stranger, Raxstar, dhe Juggy D dhe titullohet “Dance”, shkruan iconstyle.

 

Sipas të dhënave në You Tube, beat-i i këngës shqiptare është realizuar nga Mixey & Apollo dhe ne aluduam se ata mund ta kenë blerë atë, pasi rikujtojmë se rastet të tilla kemi dëgjuar shumë në tregun tonë.

Dhe në fakt, kjo hipotezë rezulton të jetë e vërtetë. Mixey ka shpërndarë një video në Instastory, ku shkruan se nuk është vjedhur beat-i, por është blerë.

Meqë t’gjithë kanë qejf me bo si profesionista dhe kan msu fjalën ‘e vjedhme’. Id rather cut my leg off. Për ata që nuk dinë me bo diferencën mes sampling instruments, të cilat blihet ligjërisht dhe huazimit të melodive.

doris.png

 

Kjo video është shpërndarë më pas edhe nga vetë artistët, duke na pohuar se nuk bëhet fjalë për vjedhje por për një blerje të melodisë në rrugë ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094