Koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë përfolur prej muajsh për një romancë mes tyre, por dyshja ende nuk e ka konfirmuar. Fotot e publikuara nga i njëjti vend, dhe ngacmimet përmes komenteve në rrjetet sociale i kanë nxjerrë disi zbuluar ata dhe kanë vërtetuar në një farë mënyre këto thashetheme.
Dhe si për t’i shtuar këto zëra edhe më shumë, para pak ditësh Alba ka sfiluar e veshur si nuse në një event të mbajtur në kryeqytet, ku ishte i pranishëm edhe koreografi. Ajo që na ra në sy ishte regaimi i Albi Nakos, i cili e ka filmuar balerinën gjatë gjithë xhiros së saj dhe dukej mjaft i fokusuar në performancën e Albës.
Së fundmi balerina ka publikuar një foto e veshur me fustan nusëerie dhe duket më e bukur se kurrë. Ajo ka marrë shumë komentet ku e kanë komplimentuar, por neve na zuri syri komentin e këngëtarit të njohur Santi. Ai e ka quajtur Albën si ''nusen e ëndrrave të tij’’, por balerina siç duket nuk e ka parë këtë koment dhe as nuk e ka pëlqyer madje.