INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po aludohej për diçka mes tyre, Getinjo nxjerr ''pëlqimin sekret'' të këngëtares shqiptare për MOZZIK

Po aludohej për diçka mes tyre, Getinjo nxjerr ''pëlqimin sekret'' të këngëtares shqiptare për MOZZIK

Publikuar më: 17:34 20-01-2023

Kur të gjithë aludonin dhe komentonin kiminë midis Ana Kabashit dhe Getinjos, ky i fundit i dha fund të gjitha thashethemeve duke zbuluar se në fakt këngëtarja ka një pëlqim për vëllain e tij Mozzik.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë këngëtarja gjatë spektaklit të kësaj mbrëmjeje.

Getinjo: Anës nuk i pëlqenn Getinjo por Mozzik.

Ana: Unë e kam thënë edhe në shtëpi, Getin dhe Mozzik i njoh që 10 vite. Gjithsesi, mua më pëlqen Mozzik.

Mes të tjerash Getinjo sqaroi gjithashtu se marrëdhënia e tij me Anën është marrëdhënie shokësh dhe kolegësh, teksa nuk harroi të përmendë edhe Vivin.

“Kemi diskutuar edhe me Anën, është edhe ajo pjesa që kemi qenë si të lidhur si shokë. Janë lidhur gjërat, kemi bërë edhe këngë. Publikut i pëlqen që të jemi bashkë. Në foto dukemi bukur edhe jam dakord që dukemi bukur, por unë jam i lidhur me Vivin. Me Anën kemi marrëdhënie kolegësh”-tha Getinjo.

Reperi Getinjo vendosi papritur të ndërpresë me vullnetin e tij të plotë garën e “Big Brother VIP”. Ai tha se ishte tepër i bindur se ky vendim ishte për të mirën e tij, pasi nuk ishte futur në “BBVK” për të fituar.

Ai e kishte përmbushur misionin që i kishte vënë vetes, që publiku ta shihte siç Getinjo është në të vërtetë dhe të hiqte nga mendja e njerëzve të gjitha paragjykimet që kishin për të.

Reperi i famshëm tregoi anën e tij të butë e të ndjeshme edhe me partneren që gjeti brenda shtëpisë, Vivien Thanon. Ajo i dërgon çdo ditë mesazhe nga ekrani, ndërsa Getinjo e ndjek me dashuri.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994