INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po Andi?! Shqipja plas ''bombën'', Tea e lidhur me ish-konkurrentin e PërPuthen?! Ky DETAJ flet shumë!

Po Andi?! Shqipja plas ''bombën'', Tea e lidhur me ish-konkurrentin e PërPuthen?! Ky DETAJ flet shumë!

Publikuar më: 18:37 24-01-2021

Sikurse e paralajmëroi edhe ditën e djeshme, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj sot ka publikuar dy foto, ku në njërën prej tyre duket Tea Trifoni.

Në foton ku duket Tea, kjo e fundit ka pozuar me një tjetër person dhe fotoja është bërë publike disa ditë më parë nga vetë ajo, ndërsa në foton tjetër bashkangjitur shihet një djalë.

Djali mban veshur të njëjtën bluzë dhe Shqipja shkruan: “Tea shkove ti në Kosovë e more bluzën? Apo erdhën ta sollën këtu? Dhe ti e di miiiiirrrrëëëëë për çfarë dhe kë bëhet fjalë…..”

Një tjetër mesazh, Shqipja e kishte edhe për çiftin Andi-Tea. Ajo i ka kërkuar që të mos bëjnë sikur ishin në dijeni për voicen që ajo publikoi pak ditë më parë, pasi do të nxjerrë fakte të tjera që nuk ua merr mendja që mund t’i ketë.

“Dhe mos u argumentoni me fjalë të kota gjasme e dinit për voicen që do hidhja, sepse unë nxjerr dhe materiale që ju s’jua merr mendja kurrë që unë i kam apo jo Andi?” vijon Shqipja më tej.

Ditën e nesërme kur është edhe “Për’puthen Prime” Tea dhe Andi do të bëjnë të ditur vendimin që kanë marrë. Gjasat janë që të dalin çift, pasi ditën e djeshme ata deklaruan se “kërkojnë që të njihen më shumë larg kamerave dhe duan të distancohen nga opinioni publik”.

Por ndonëse Meridian Ramçaj nuk është më opinionisti Prime i “Për’puthen”, Shqipja i ka kërkuar një mendim: “O opinionisti i prime Meridian Ramcaj çfarë mendimi ke për ata që dalin bashkë, por s’janë bashkë?”

Por kush është djali me të njëtën bluze si Tea?

Disa kohë më parë në “Për’puthen” u fut një djalë i bukur, i palestruar dhe në një moshë thuajse me Tean. Ai ishte Beart Rexhepi, nga Kosova.

Disa ditë pas futjes së tij, Tea e ftoi atë në një takim dhe duhet thënë se ai shkoi shumë mirë, madje konkurrentja shprehur edhe një pëlqim për të.

“Për këdo që ka dyshime, çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private. Meridian Ramçaj bëhu gati, sepse sot ka diçka të lezetshme, do i griset vello nuses.”- shkroi Shqipja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328