Diten e premte gjatë emisionit të tij të përjavshëm ‘ Zonë e lirë’, Arian Çani është shprehur negativisht për këngëtaren e njohur shqiptare Ronela Hajati. Gjatë rubrikës së emisionit ‘Mix Blind Test’ ku të ftuarit duhet të gjenin artistin dhe këngët që do të luheshin, është luajtur kënga e Ronela Hajatit ‘Vuj’ këngë pjesëmarrëse në Këngën Magjike.
Teksa kjo këngë është luajtur në emision, Arian Çani duke shtrembëruar fytyrën ka shpërthyer ndaj Ronela Hajatit, duke e konsideruar si një këngëtare kot fare. “Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që se gjetët”, ka thënë Çani duke shtrembëruar fytyrën.