Në 'Përputhen Prime' ishin të ftuar disa nga konkurrentët e larguar nga 'Përputhen 2' Fationi, Fjorela, Shqipja dhe Ana.
Bora ka pyetur Fjorelën se si ndihet duke qenë se la programin për një lidhje jashte.
“Jam shume e lumtur, jam shume mire”-tha Fjorela ndërkohë që dëgjohet nga Fatjoni:
”Fatjoni eshte shume i mire”- dhe shpërthejnë të qeshurat mes tij dhe Shqipes sikur duan të tregojnë diçka.
Por pyetja tjeter nga Elona Duro ishte a i ka bere partneri nje propozim ne diten e Shen Valentinit.
”Jo nuk eshte shume romantik e kam cik te eger por pershtatemi per dashurine”- ka thënë Fjorela dhe Elona pasi ka marrë përgjigjen ka thënë: “Po mire”.
Frazë e cila është përsëritur nga Fatjoni i cili ka kryqëzuar shikimin me Shqipen dhe kanë qeshur teksa Fjorela tregonte se i dashuri ishte i egër.
Kjo gjë bëri publikun dhe mediat online të mendojnë se i dashuri i egër i Fjoreles është personazh i njohur dhe ai është pikërisht Faton Kuqari. I cili një dite papritur pakuptuar vendosi të linte emisionin.
Rikujtojme se Fjorela dhe Fationi kanë bërë një takim në 'Perputhen' ku ky i fundit ka gatuar për të. Pas takimit Fjorela është shprehur se ka qenë takimi më i mirë që ka patur në Përputhen dhe më pas u largua…
Burimi: Kryefjala.com