INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bëhet nami në rrjet: Konkurrentit të 'Për’puthen 40' i zbulohet e shkuara e errët, 3 herë i divorcuar, dënuar dhe për dhunë në familje?!

Po bëhet nami në rrjet: Konkurrentit të 'Për’puthen 40' i zbulohet e shkuara e errët, 3 herë i divorcuar, dënuar dhe për dhunë në familje?!

Publikuar më: 22:33 08-03-2021

Mbrëmjen e së dielës hapi siparin formati i ri i “Për’puthen” për ata që janë mbi 40-vjeç dhe ende janë në kërkim të dashurisë. Në “Për’puthen Prime” u prezantuan të gjithë konkurrentët e formatit të ri që pritet të startojë zyrtarisht këtë të shtunë.

Një prej personazheve që u komentua shumë në rrjet për paraqitjen e tij ishte edhe 43-vjeçari Armando Abazi. Në videon e prezantimit ai tregoi se punon si arsimtar dhe ka pak kohë që është rikthyer nga jasht për të qenë më pranë prindërve të tij.

Në këtë spektakël jo rrallë ka ndodhur që një konkurrent është prezantuar ndryshe se ç’është në të vërtetë, i tillë thuhet të jetë dhe rasti i Armandos. Burime të sigurta për “Real News” kanë konfirmuar se 43-vjeçari nuk ka jetuar kurrë jasht shtetit dhe nuk e ushtron profesionin e arsimtarit.

I njejti burim shton se Armando është divorcuar 3 herë madje është dënuar për dhunë në familje. Gjithsesi mbetet për tu parë se si do të shpaloset historia e tij në këtë program dhe a është kjo e shkuara e tij e errët!

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393