INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bëhet nami në rrjet: Vajza që iu fut te dhoma e zhveshjes dhe e puthi në buzë është e DASHURA e vërtetë e Saimirit?!

Po bëhet nami në rrjet: Vajza që iu fut te dhoma e zhveshjes dhe e puthi në buzë është e DASHURA e vërtetë e Saimirit?!

Publikuar më: 20:33 18-01-2021

Puntata e javës së kaluar e “Love Story” u komentua më shumë se të tjerat, pasi u transmetuan tri takime të Saimirit me vajzat, ku ai i puthi të tria në buzë.

Protagonistet kryesore të kësaj puntate ishin Meri, Generda dhe Flavia. Me të tria vajzat Saimiri realizoi takime romantike, duke mos ngurruar aspak që të tria vajzave t’u dhuronte puthje.

Por ndërkohë që 33-vjeçari ka krijuar këtë konfuzion, kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se në fakt ai në këtë “Reality show” ka hyrë me plan. 

Kjo, pasi listës së 18 vajzave që hynë në fillim të garë, iu shtua dhe një treshe e re në mes të dhjetorit. Përveç Generdës të ardhur nga Gjermania, në konkurrim u futën edhe Redona e Valentina, kjo e fundit e tërhequr në mënyrë të papritur nga gara.

Le të ndalojmë pak te plani dhe Generda. Sipas thashethemeve që kanë nisur mes vajzave që po garojnë për të fituar Saimirin, në fakt Saimiri po garon për show pasi Generda e ardhur nga Gjermania është e dashura e tij reale dhe ai e futi në lojë për të zgjedhur atë si përfundim.

22-vjeçarja Generda Braçe ka lindur në Tiranë, por është larguar nga Shqipëria në moshën 1- vjeçare me familjen e saj drejt Gjermanisë. Profesioni i saj është menaxhere projektesh. Është shumë e lidhur me familjen. Karakterizohet nga siguria dhe besimi që ka në vetvete.

Ishte pikërisht Generda, të cilën Saimiri zgjodhi ta puthte në dhomën e zhv eshjes së një dyqani luksoz, me të cilën u ndje një kimi e pazakontë, së cilës ata ia bashkëngjitën komunikimit në gjuhën gjermane.

Generda theksoi faktin: “S’kam qenë asnjëherë e dashuruar”, që komentuesit e kanë cilësuar një frazë të përdorur me kast, për të mos rënë në sy se mes saj dhe Saimirit, ekziston diçka para, përtej show-t dhe pas tij, që do të thotë se ajo do të jetë e zgjedhura e tij.

A713B194-0D8E-4FA2-BE36-DE8949D9A3F8.jpg

Burimi: Kryefjala.com

Article Logic
Execution time: 0.010741949081421