Lidhja e tyre e dashurisë i bëri ata ndër më të komentuarit e “Për’puthen”.
Prej muajsh të ndarë Tea dhe Bearti vazhdojnë të ndiqen me interes dhe të bëjnë lajm me veprimet e tyre.
Së fundmi, Tea ka qenë target i ndjekësve të saj, të cilët e akuzojnë atë për ndërhyrje në fotografitë që publikon.
Humbja në peshë, ishte shumë publike për ish-konkurrenten e “Përputhen”, e cila iu nënshtrua ndërhyrjes për vendosjen e balonit gastrik, por duket se akoma nuk ka arritur pamjen e dëshiruar që mos të ketë nevojë për ndërhyrje.
Pikërisht për këtë pjesë ajo është thumbuar nga ish- i dashuri i saj.
“Pa filtër, pa fotoshop. Jam i sigurt me mënyrën se si dukem se si flas si mendoj” shkruan ai duke zbuluar trupin ku shfaqet i zhveshur dhe vetëm me peshqir.
Për të forcuar dyshimet se ishte kunjë ndaj Teas, ish-konkurrenti ka hedhur edhe një foto tjetër ku shkruante “Diss? Ndoshta”.
Kujtojmë se Tea dhe Bearti patën një ndarje me plot akuza drejtuar njëri-tjetrit.