Këngëtarja Luana Vjollca po shijon suksesin e këngës “Yalla Habibi”, një këngë që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm Faydee. Në vetëm ditë pas publikimit, kënga arriti mbi 3 milionë klikime, duke thyer kështu një rekord shikueshmërie. Kënga është ritimike dhe është pëlqyer mjaft nga publiku, duke u kthyer mënjëherë në një hit veroror.
Mirëpo “Yalla Habibi” s’po dëgjohet vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë trojeve shqiptare. Përmes një postimi në Instagram, Luana ka bërë të ditur se kënga “Yalla Habibi” gjendet e pesta në chartet muzikore në Arabi dhe sigurisht që ky sukses e ka gëzuar jashtë mase Luanën dhe Faydeen.
Kujtojmë që para se Luana të publikonte këngën, Marina kishte paralajmëruar në rrjetet sociale se motra e saj do bëhet e famshme ndërkombëtarisht dhe kështu po ndodh!