Erza Muqolli është vetëm 14 vjeçe, por konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e band-it të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin anë e mbanë Francës.
Vogëlushja shqiptare më e famshme në botë falë talentit të jashtëzakonshëm, ishte e ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel e cila ka folur për sukseset e saj dhe për albumin që ka publikuar.
Ndër të tjera, ajo është pyetur nëse ka qenë ndonjë artist shqiptar që I ka shkruar që të bashkëpunonte me të dhe Erza ka pranuar se ka qenë Tuna që I ka shkruar babit të saj për një bashkëpunim.
“Kur kam nisur të këndojë ‘Xhamadani’, Tuna ka qenë që më ka kërkuar të bëjmë një bashkëpunim”, është shprehur Erza Muqolli.