Me siguri keni fjetur dhe jeni zgjuar me pamjet në rrjet të puthjes së famshme të Bora Zmeanit me Donald Veshajn në “Big Brother VIP”.
Që nga faqet e “meme-ve” e deri te personazhet publik, kanë qenë të shumtë të cilët kanë komentuar këtë takim romantik. Por si e ka pritur Bora, të cilës ky takim i erdhi papritur dhe nuk kishte menduar për “pasojat”.
Moderatorja ka reaguar për herë të parë dhe duket se çdo gjë po e merr me sportivitet dhe humor, pasi ka shpëndarë meme dhe video nga më të ndryshmet. Epo puthja paska shijuar shumë e s’ka nevojë të mendojë asnjë anë negative.