Marina Vjollca dhe Getoar Selimi na kanë treguar shpesh që i preferojnë shumë udhëtimet. Së fundmi, çifti i njohur ka udhëtuar drejt Barbadosit, për të kaluar disa ditë relaksi. Ata nuk kanë ngurruar të publikojnë një sërë fotosh dhe videosh nëpër rrjete sociale duke i mbajtur ndjekësit e tyre të përditësuar me pushimet luksoze.
Mëngjesin e sotshëm ajo publikoi një video ku tregon pamjen spektakolare me të cilën është zgjuar, por moderatorja ka një problem serioz. Duket se ajo nuk është mësuar ende me ndryshimin e orës dhe është zgjuar me orën e Shqipërisë.
“5:14, zgjohem sikur jam në Tiranë”, shkruan prezantuesja në mbishkrimin e fotos.