Cristiano Ronaldo ka pranuar se akuzuesja për përdhunim ka thënë disa herë jo përpara se ata të kryenin marrëdhënie seksuale në një hotel të Las Vegasit, sipas dokumenteve të zbuluar së fundmi. Dokumentet, që janë në pronësi të Der Spiegel, përmbajnë një pyetësor ku ylli i Juventus-it, ka pranuar se amerikania Kathryn Mayorga, i ka thënë jo disa herë kur të dy bënë seks në Hotels Palms Place gjatë qershorit të vitit 2009. Futbollisti portugez ka pranuar se ishte e vështirë, ajo nuk ia dha dhe që ai ka kërkuar falje pasi kishte mbaruar punë. Në dokumentet e krijuara në shtatorin e vitit 2009, Ronaldo identifikohet si X dhe Ms Mayorga si Ms C. Avokati ka pyetur futbollistin: “Çfarë është thënë nga ty dhe çfarë është thënë nga Ms. C?
Ronaldo thuhet të jetë përgjigjur: “Ajo tha se nuk ishte e denjë të bënte seks, pasi sapo ishin takuar. Por prapëseprapë më kapi k****.” Futbollisti më pas është pyetur të përshkruajë se çfarë ka ndodhur, duke filluar me kontaktin e parë fizik.
“Ia bëra nga anash. Ajo u bë vetë gati. Po qëndronte shtrirë në anësore, në krevat dhe unë hyra nga mbrapa. Ishte e vështirë. Nuk ndryshuam pozicion. Pesë/shtatë minuta.
“Ajo tha se nuk donte, por e ishte e gatshme. Gjatë gjithë kohës ishte e vështirë, por akti nuk zgjati shumë. Mbase mund të ketë marrë ca të nxira kur e kapa.
“Ajo nuk donte të ma jepte, por ma bëri duke përdorur dorën. Ajo vazhdonte të thoshte jo, nuk jam si të tjerat. Unë kërkova falje më mbrapa.”
Dokumenti më pas tregon se çfarë tha ajo kur mbaruan: “Ore idiot, më përdhunove. Nuk jam si të tjerat.” Ndërsa Ronaldo ka kërkuar përsëri falje.
Pamjet e mbrëmjes ku Ronaldo dhe 34-vjeçarja kanë kaluar momente intime teksa kërcenin e përqafoheshin në club janë bërë publike dhe po bëjnë xhiron e rrjetit. Momentet private mes tyre mund ti ndiqni në videon e mëposhtme.