INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bëni gati valixhen se do shkoni me pushime? Mos u stresoni më, bëni këto 5 gjëra! [FOTO]

Po bëni gati valixhen se do shkoni me pushime? Mos u stresoni më, bëni këto 5 gjëra! [FOTO]

Publikuar më: 11:08 05-07-2018
Një nga gjërat më të vështira në lidhje me udhëtimin, qoftë për biznes apo për kënaqësi, është të dish se si dhe çfarë të marrësh me vete.
Ekspertët, sipas intv.al ju  tregojnë gabimet tipike që bëjmë përpara se të nisemi në udhëtim.
1. Hedhja e çdo veshjeje në tokë
Përpara se të niseni diku, ju nuk jeni të sigurt se çfarë do merrni me vetë. Dilema e madhe e secilit prej nesh, është kombinimi i rrobave dhe përfundojmë me veshjet që na pëlqejnë më shumë. Lodhemi kot dhe harxhojmë kohë.
 rrobat_poshte.jpg
 
2. Mos merrni me vete shumë produkte bukurie
Kur vjen puna për të udhëtuar, njerëzit marrin shumë produkte me vete, kremra nga më të ndryshmet. Në fund vetëm njërin mund të përdorni. Hiqeni maninë për të marrë sa më shumë gjëra.
 
produkte_bukurie.jpg
 
 
3. Mos merrni me vete shumë bizhuteri të shtrenjta
Ju po shkoni me pushime dhe duhet të merrni me vete gjëra sa më të thjeshta dhe jo të kushtueshme. Mund të ndodhë që t’i humbisni në vendin që keni shkuar me pushime.
 
bixhu.jpg
 
4. Mos merrni këpucë me shumicë
Edhe pse mund të keni dëshirë të merrni shumë gjëra me vete, përfshirë këtu edhe këpucët, duhet të ndalni. Merrni aq sa mendoni se mund t’i përdorni, pasi do ju zënë vendin dhe nuk do i përdorni të gjitha.
 
kpuc.jpeg
 
5. Merrni informacion për vendin ku po shkoni
Asgjë nuk e dëmton aftësitë tuaja të paketimit më shumë sesa të mos e kuptosh klimën, kulturën ose mjedisin e një destinacioni ku do të shkosh. Për shembull, sipas intv.al nëse do shkoni në  vendet e Lindjes së Mesme, ju duhet të paketoni veshje konservative. Paketoni  siç duhet për motin ose kulturën e vendit ku do vizitoni.
 
vendi.jpg
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092