Cardi B është një ndër reperet më të suksesshme dhe e adhuruar për të gjithë publikun anë e mbanë botës
Reperja gjithashtu ka edhe një vëmendje shumë të madhe mediatike, por për më tepër se kjo në rjetet e saj sociale bëhet nami.
Gjatë performancës në Arts And Music Festival në Tennessee, reperes iu gris kostumi në momentin kur po bënte twerk.
Reperja pësoi një incident me veshjen e saj që iu gris pikërisht në pjesën e të pasmeve duke bërë të dukeshin çdo gjë që ajo kishte veshur poshtë kostumit.
Të parët që e kuptuan këtë incident ishin punonjësit në skenë te cilet lajmëruan menjëherë reperen, së cilës iu desh të linte skenën për t’u ndërruar menjëherë.
Ky incident vjen pasi Cardi B u shfaq për herë të parë në skenë, pak pasi anuloi koncertet nga problemet shëndetësore që kishte pasur me operacionet plastike.