Një 38 vjeçar me iniciale K.D është dhunuar nga 3 persona të paidentifikuar teksa bënte vrap rreth detit të Vlorës.
Mësohet se 38-vjeçari është goditur me thikë dhe më pas autorët janë larguar nga vendngjarja. Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.
Policia po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.08.2017, Salla Operative Vlorë Njoftohet nga Spitali Rajonal Vlorë se atje kishte shkuar një shtetas i cili kishte dëmtime në dorë edhe në brinjë, me mjet prerës.
Policia ka shkuar menjëherë, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi K.D., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili duke bërë vrap në “Plazh të vjetër”, tre shtetas (të panjohur prej tij dhe të paidentifikuar ende nga policia), i janë afruar dhe për motive të dobëta kanë nisur të konfliktohen.
Gjatë konfliktit të çastit, tre shtetasit e kanë goditur shtetasin K.V., me mjete të ftohta prerëse, dhe janë larguar.
I dëmtuari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ka qënë jashtë rrezikut për jetën është larguar për në banesën e tij.
Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.