INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Po blihen votat?! LSI e Tahiri shpërthejnë në akuza [VIDEO]

Publikuar më: 15:00 22-06-2017

Pavarësisht ashpërsimit të kodit penal për blerjen e votës, duket se kjo nuk do ti japë fund kësaj forme në vendin tonë. Vetëm tre ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngritur alarmin për blerjen e votave në qarkun e tiranë. Kandidatja për kryeqytetin Eriona Bixha zbulon dhe autorin, i cili sipas saj po blen votat në Vorë, e ky vjen nga socialistët.

Eriona Bixha:
Dua publikisht të denoncoj drejtuesin e shit-blerjes së votave në bashkinë e Vorës, shtetasin Agim Kajmaku i cili e ka shndërruar makinën e tij në një bankë ku në bashkëpunim të plotë me komisariatin e bashkisë Vorë dhe për këtë mund ta verifikoni nga tabulatet telefonike dhe në përkrahjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Saimir Tahirit nëpërmjet një statusi të gjatë në facebook. Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Ilir Metës, duke e akuzuar atë se po hedh vazhdimisht baltë mbi figurën e tij politike.
Saimir Tahiri:
“Më dëgjo me vëmendje Ilir Meta! U bë një kohë e gjatë që me bie në qafë duke hedhur baltë mbi mua. Ti ta dish se nuk do pushoj një minute deri kur të mbaroje procesi i votimit që ti dhe kazani yt politik ta merrni atë që meritoni nga Tirana, Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina! Me vota Ilir me vota, jo me zarfa, as me iphone, as me miell, as me grurë dhe as me grupe që janë objekt i punës së Policisë së Shtetit për përfshirje në trafiqe të rënda...
Duket se akuza e LSI për blerje të votave e ka nxehur aq shumë Saimir Tahirin, i cili zbulon për herë të parë se kush tentoi ta përgjojë atë kur ishte në krye të ministrisë së brendshme.
Saimir Tahiri:
“Me vure pas një hafije tënden si zv.ministër që arriti deri në cmendurinë e tentativës për të përgjuar zyrën time!

 

Article Logic
Execution time: 0.0019629001617432