I ftuar në emisiomin “Treshat“ ishte Robert Berisha, ci ili së fundmi po thirret në emisione njëri pas tjetrit, teksa kërshëria për marrëdhënien e tij me Nora Istrefin pas ndarjes, mbetet e madhe.
Edhe në studion e Bora Zemanit, Roberti ka folur si për jetën profesionale, ashtu dhe për atë private, dhe Nora, edhe këtu ishte sërish subjekt bisede.
Në ekran u shfaq një foto e saj, dhe Bora, këtu hodhi një “thumb“ të vockël për kolegen, Arbana Osmani, dhe emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur“, ku ishte Nora pak kohë më parë, dhe u shfaq një video-mesazh i Robertit, dedikuar asaj. Bora u perpoq te tregonte se kaq ishte mundesia e tyre. “Do donim realisht ta kishim Norën në lidhje direkte, donim edhe ne të të bënim të lumtur, por kaq mundësi kishim, të të nxirrnim një foto të Norës. Me mënyrat tona modeste u munduam dhe ne të të bënim të lumtur meqë ti e bëre para disa javësh”, tha moderatorja.