Befason gazetari shqiptar: “Kam fjetur në një krevat me shumicën e VIP-ave!”
Ai është një ndër gazetarët më të njohur të shoëbiz-it shqiptar dhe ka një marrdhënie shumë të mirë me vipat apo me botën rozë. Bëhet fjalë për Ervin Kurtin të cilin prej vitesh e kemi parë në ekran dhe së fundmi ka dhënë një deklaratë shumë interesante pasi i bëri të gjithë kuriozë.
Teksa ishte i ftuar te Bieta Sulo, Ervini tha se i njeh shumë mirë të gjithë personazhet VIP, pasi me shumicën ka fjetur në një krevat. E pasi ky koment tërhoqi vëmendjen e të ftuarve të tjerë, Ervini shtoi se madje ka fjetur edhe me burrat e tyre. E gjithë kjo thënë në kuadrin e një shakaje, që shkaktoi plot të qeshura në studio.