INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po darkonte me miqtë, ekzekutohet 22-vjeçari shqiptar

Po darkonte me miqtë, ekzekutohet 22-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 11:06 10-05-2018

Po darkonte me miqtë e tij, por ishte mbrëmja e fundit e një 22-vjeçari shqiptar në Itali.

I riu ishte duke darkuar me miqtë kur dikush e thërret dhe e ekzekuton në derën e shtëpisë së tij. Mesa duket do të ketë qënë dikush që e ka njohur dhe për këtë arsye 22-vjeçari ka dalë edhe jashtë.

Mediat fqinje shkruajnë se i riu ishte banor në një komunë të Provincës së Firences.

Ndërhyrja e karabinierëve ka bërë që të bien në gjurmët e një personi 34-vjeçar, një pastor që jeton në Foiano, Arezzo, i cili disa qindra metra larg vendit të krimit ishte kapur i plagosur dhe në gjendje të dehur.

Nga raportimet paraprake mësohet se arma e krimit nuk është gjetur, por agresori i është nënshtruar kontrolleve nëse ka përdorur së fundi një armë zjarri.

Edhe pse motivet e kësaj vrasjeje mbeten ende për t’u përcaktuar, dyshohet se ekzekutimi ka ardhur për larje hesapesh.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0024030208587646