INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po dëmtojnë imazhin e vendit! Shqiptarët problematikë nën ''lupën'' e Britanisë dhe Holandës[FOTO/VIDEO]

Po dëmtojnë imazhin e vendit! Shqiptarët problematikë nën ''lupën'' e Britanisë dhe Holandës[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:40 08-04-2019

Të rinjtë shqiptarë që s’kanë mundësi për të jetuar dhe punuar në vendin tonë bëjnë pafund sakrifica për të shkuar në shtete të tjera. Po emigrimi i paligjshëm shpesh herë shoqërohet dhe me veprimtari të paligjshme. Dy shtete Holanda dhe Britania po përballen me këta të rinj problematikë. Situata vlerësohet shumë alarmante në Holandë sa ka marrë vëmendjen e Ministrit të Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë, Mar Harbers. Vetë ai ka dalë në terren dhe ka nisur një fushatë informuese, ku u drejtohet emigrantëve dhe veçanërisht shqiptarë të mos provojnë të lëvizin në mënyrë ilegale, sepse do kapen, do humbasin paratë dhe do kthehen me avionin e parë në vendin e tyre. Videon e ka shpërndarë ambasada holandeze në Tiranë dhe e ka titruar në shqip.

holand.png

 

Ndërsa "Expres.co.uk" ka publikuar një shkrim ku ngre shqetësimin se në Britani po punësohen në fermat e kanabisit fëmijë shqiptarë me qëllim që nëse zbulohen të dënohen më pak.

Kanabisi prodhohet e tregtohet në depo të strukturuara e të fshehura mirë për të mos rënë në sy, ku nevojitet një sistem ngrohjeje dhe shumë dritë.
Në artikull shkruhet se bandat shqiptare janë kthyer në më të frikshmet në lindje të Londrës, ku ata e bëjnë vetë çdo proces që nga kultivimi deri tek importimi i kokainës. Gjithashtu bandat shqiptare janë të njohura edhe për trafikun e armëve të zjarrit, kontrabandës së njerëzve dhe prostitucionit. 
Nga ana tjetër tregohet dhe përpjekja e qeverisë britanike që po përpiqet për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare për këto kërcënime të përbashkëta si trafikimi i armëve të zjarrit, trafiku i drogës, skllavëria moderne dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

 KANABIS.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043