INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po dilni për herë të 3-të me dikë që jua heq trurin? Këto pyetje duhet t’i bëni!

Po dilni për herë të 3-të me dikë që jua heq trurin? Këto pyetje duhet t’i bëni!

Publikuar më: 11:52 02-11-2017
Emily Holmes Hahn, themeluesja e kompanisë "LastFirst" është shprehur se nëse  takoheni me dikë që pëlqeni për herë të tretë është  koha e duhur për të rritur mundësinë e një lidhjeje të mirë.
Në një takim  të parë ose  të dytë, mund të jesh nervoz. Ja pyetjet që duhet të bëni:
1. Për marrëdhëniet që ka pasur dikur
Ky është një rast i përsosur për ta sjellë bisedën në favorin tuaj. Ju do të jeni në gjendje të dëgjoni me vëmendje si do flasë për lidhjet e dikurshme.
Ndoshta  nuk mund të zbuloni nëse thotë të vërtetën për atë që ka shkuar keq me çdo marrëdhënie të mëparshme, sërish mjafton që po shprehet.
2.  Për qëllimet në jetë
Në këtë mënyrë ju krijoni një mendim më të qartë në lidhje me këtë person. Ja disa shembuj pyetjesh: 
Ku shpresoni të jeni pas 3 vitesh?
Cili është qëllimi juaj më i madh në jetë?
Nëse mund të ndryshoni një gjë për jetën tuaj, çfarë do të ishte dhe pse?
3. Për familjen dhe miqtë
Familja dhe miqtë janë me shumë rëndësi për këdo. Nëse tregoni  interes për to, me siguri do krijojë një opinion shumë të mirë për ju. Takimi mund të shkojë ashtu siç po shpresonit. 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040287971496582