Thonë që dashuritë më të bukura janë ato të cilat zhvillohen nga miqësia… këto janë shenjat që miqësia juaj po shkon në atë drejtim.
Miqtë tuaj fillojnë t’ju ngacmojnë
Çdo herë kur jeni diku bashkë në shoqëri, dikush nga miqtë tuaj të përbashkët si me shaka thotë sa bukur do të dukeshin bashkë si çift.
Çdo ditë bisedoni në telefon
As që keni mundur ta vëreni, që dy të dy keni filluar të bisedoni çdo ditë? Madje ato janë biseda të gjata, bisedoni për çdo gjë dhe gjithçka” dhe fshehurazi kënaqeni në këto biseda. Bisedoni për atë se si e keni kaluar ditën, çfarë po bëni në atë moment,shkruan telegraf.al.
Spontanisht njëri-tjetrit i ngjitni nofka
Në mënyrë të pavetëdijshme keni filluar disi t’i bëni komplimente njëri-tjetrit, si për shaka. Dhe të dy deri tani vëreni, mirëpo heshtni, që atë tjetrin të mos e vini në situatë të pakëndshme. Thjesht, shkriheni çdo herë kur ju thërret me ndonjë nofkë me të cilën vetëm ai ose ajo ju thërret…
Ledhatimet spontane
Pa marrë parasysh a keni shikuar bashkë ndeshjen e futbollit apo filmin në kinema, shëtisni në park apo bëni diçka tjetër, mirëpo ato fora ortakllëku pa vërejtur janë shndërruar në mbajtje të këndshme për dore, përqafim “spontan”, ulje në prehër.
Me kalimin e kohës do të rritet edhe në atë përqafim të gjatë i cili pashmangshëm çon në puthje në ballë dhe pastaj edhe në atë puthjen “e vërtetë” – sepse, të gjithëve tashmë u është e qartë që ju të dy nuk jeni vetëm miq