Genta Cana është ndër moderatoret më të pëlqyera sportive.
Vitin e kaluar moderatorja pranoi propozimin për martesë nga i dashuri, ndërkohë që mësohet se tashmë është në një pritje te ëmbël.
Burime për 'Prive' kanë treguar se Genta është shtatzënë dhe ka vendosur që së bashku me partnerin të kurorëzojnë dashurinë në martesë më 24 prill.
Të njëtjat burime tregojnë se çifti e ka mësuar gjininë e fëmijës, por mendojnë se është ende shpejt ta zbulojnë.
Ndërkohë moderatorja ende nuk e ka konfimuar një gjë të tillë, pasi duket se duan ta mbajnë të fshehtë.