Ndoshta do të mendonit se bëhet fjalë për një skenë filmi ku mafiozët përplasen rëndom me njëri-tjetrin në rrugë. Por jo një atentat me armë ndodhi të premten e shkuar në qendër të Napolit.
Një person tentoi të vrasë një anëtar të Camorras, 32-vjeçarin Salvatore Nurcaro, i cili mbeti plagosur nga breshëria e plumbave. Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur rëndë një vajzë 4-vjeçare, si dhe një grua 50-vjeçare.
Në video shihet atentatori i veshur me të zeza dhe me fytyrën e mbuluar. Ai zbret nga një motor dhe i afrohet në këmbë objektivit.
Ata përballen për pak sekonda, më pas Nurcaro ia mbath me të katërta, por atentatori e ndjek nga pas duke qëlluar me armë.
E gjithë ngjarja ndodh para syve të kalimtarëve.