INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po e ndiqte policia, humb jetën tragjikisht 26-vjeçari shqiptar në Angli. Ai po...

Po e ndiqte policia, humb jetën tragjikisht 26-vjeçari shqiptar në Angli. Ai po...

Publikuar më: 12:14 18-12-2018

Një 26 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Angli. Sipas medieve ai quhet Franci Çoku, i cili humbi jetën 30 ditë pasi mbërriti në Angli.

Ashtu si shumica e shqiptarëve emigrantë atje, Franci ishte pa dokumente.

Ai u pikas nga autoritetet angleze të cilët u vunë në ndjekje të 26 vjeçarit. Pak para se të mbërrinte në shtëpi ai pësoi atak kardiak dhe humbi jetën.

Ndërkaq, trupi i tij i pajetë ndodhet ende në Angli dhe në rrjetet sociale është hapur një numër llogarie për të mbledhur disa para të cilat do ndihmonin për të kthyer trupin e tij në Shqipëri e për të ngushëlluar kështu sadopak familjen.

Linku ku mund të kontribuoni. https://www.gofundme.com/ycwzeq-funeral

kytipiiiii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713