Krahas ngjarjeve e dramave në studio e në takime, personazhet e ‘’Për’puthen’’ krijojnë drama edhe jasht programit.
Edhe pse ka vetëm pak javë që sezoni i ri ka nisur, konkurrentët tashmë janë në fokus të publikut edhe në daljet e tyre të përditshme.
Kështu ka ndodhur me Eduard Kuçin, të cilit i është fotografuar një fotografi me një vajzë, e cila pretendohet se është e dashura e tij jashtë programit.
Ka qenë faqja ‘’Demaskojm përputhasit’’ që ka publikuar këtë fotografi që ia ka dërguar dikush nga ndjekësit.
Faqja bashkë me fotografinë ka publikuar edhe mesazhin e ndjekësit, i cili pretendon se dyshja u puthën në buzë dhe ajo i ka pare por nuk ka arritur t’i fotografojë.
Fotografia është realizuar në aeroportin e Prishtinës para pak ditësh ku sipas mesazhit përcillte vajzën për në Zvicër saktësisht në fluturimin për në Basel.
Se çfarë ka të vërtetë në këtë ‘’rrëfim’’ dhe fotografi mbetet të shihet por bazuar në edicionin e kaluar këto ngjarje jashtë programit edhe janë të mundura.
Mesazhi i plotë i ndjekëses që pretendon që i ka parë duke u puthur:
“Pershendetje te Nderuara(Nderur) Desha te ju pershendes dhe te Dergoj nje Foto nga Aeroport i PrishtinesMe Daten 26.09 2021 rreth Orës 15:50 Eduarti me te Dashuren e ti Ajo Vajza ishte duke udhtuar per ne Zvicer Saktesisht per ne Basel isha edhe un me te njejten Koh po ashtu edhe ne te njejtin Aeroplan per ne Basel kisha pas deshir qe ket Foto ta Publikoni ne TV. Jam Nje Million perqind e Sigurt qe eshte e Dashura e ti per fat te keq nuk kam mundur te bej nje Foto tjeter kur ësht pershendetur (Perqafuar dhe puthur ne Buz)Eduarti me te kishe edhe disa udhtar qe me penguan te beja Foto Tjera ju pershendes nga zemra me Respekt.(Anonim)”, ka qenë mesazhi.