Dy turistë çekë të cilët po eksploronin vendet e mahnitshmë të Thethit, janë aksidentuar me motorçikletën e tyre. Turistët kanë rrëshkitur në ujëvarën Gjeçaj, duke përfunduar kështu në humnerë. Për pasojë turistja çeke, Jana Belocka 46 vjeç ka thyer krahun dhe aktualisht po merr mjekimet e duhura në spitalin e Shkodrës. Ndërsa partner i tij që drejtonte motorçikletën, nuk ka pasur lëndime.