INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po femrat, pse shtiren për të arritur orgazmën?

Po femrat, pse shtiren për të arritur orgazmën?

Publikuar më: 15:54 04-08-2017

Që femrat shtiren për orgazmën, kjo është tashmë e ditur. Por deri më sot është folur se arsyeja pse femrat aktrojnë se po arrijnë orgazmën ka qënë e lidhur me dëshirën për ti dhuruar kënaqësi partnerit të tyre duke ju bërë atyre të besojnë se ata e kanë kënaqur seksualisht partneren e tyre.

Por sipas një studimi të kryer së fundmi nga BRITISH PSYCHOLOGICAL SOCIETY ku kanë marrë pjesë 15 gra të moshës nga 19-28 vjeç dhe të cilat janë pyetur rreth përvojave të tyre për shtirjen e orgazmës, ato kanë thënë se shtirja lidhet kryesisht me dëshirën për ti dhënë fund “seksit të keq”.

Këto femra të anketuara për rreth 1 vit rresht për përvojat e tyre seksuale kanë klasifikuar si “seks të keq” disa përvoja të cilat për nga përshkrimi ngjasojnë me përdhunimin, megjithëse nuk e kanë trajtuar me term të tillë në shpjegimet e tyre.

Ky studim nxjerr në dritë një të vërtetë të re ku femra nuk ndihet plotësisht e lirë seksualisht dhe detyrohet të shtiret duke pritur që “seksi i keq” i cili nuk i jep asaj asnjë sadisfaksion të përfundojë sa më shpejtë, por nuk guxon ti kërkojë partnerit të saj të ndalojë apo edhe të flasë me të rreth kësaj teme.

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607