Fero dhe Rina na kujtohen të gjithëve me bashkëpunimin e tyre të parë që sollën "S'ka konkurrencë" nën logon e labelit "On Records".
Që nga ai moment dyshja u duk si një nga ato të pandashmet që ishin gati të pushtonin tregun muzikor. Mirëpo gjërat nuk kanë ecur sipas parashikimeve pasi dy reperat prej kohësh nuk flasin me njëri-tjetrin dhe këtë e kanë bërë mjaft të dukshme.
Për këtë arsye dhe kurioziteti për këtë zënkë mes dy artsitëve është shumë i madh. Burime për "Prive.al" kaën mësuar se armiqësia mes Feros dhe Rinës ka nisur në fillim për shkak të protagonizmit:
“Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin”, tha burimi për Prive.al.
Megjithatë krisja në marrëdhënien mes tyre ka lidhje edhe me afrimin e Feros me rivalet e Rinës dhe këtë e konfirmon edhe burimi vetë:
“Ky veprim i Feros ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e tejkalon pabesinë që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte por vetëm kaq. Paraqitjet e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca”, shtoi ky burim.
Ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe e vetmja herë kur i sheh bashkë janë kur performojnë në ndonjë club. Gjithashtu Fero pak kohë më parë postoi një video duke kërcyëer nën tingujt e këngës së Taynës, që cilësohet si rivale e Rinës.