INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po flasin me kode apo me kunja? Pasi Lori foli për dashurinë pas ''ndarjes'', Vis Bajraktari i bën ''DISS'' me këtë FOTO? U fshi tani!

Po flasin me kode apo me kunja? Pasi Lori foli për dashurinë pas ''ndarjes'', Vis Bajraktari i bën ''DISS'' me këtë FOTO? U fshi tani!

Publikuar më: 21:50 27-01-2019

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë një prej çifteve më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar, të cilët prej vitesh kishin arritur që ta mbanin marrëdhënien e tyre larg publikut shqiptar.

Por, ditët e fundit është përhapur lajmi se Lori dhe Visi janë ndarë e se midis tyre ka hyrë në mes një vajzë tjetër. Madje edhe në postimet e ndryshme që Lori ka hedhur në Instagram, shumë fansa i kanë komentuar blogeres se e kanë parë Visin me një femër tjetër.

Burime për“Intv.al” u shprehën se vajza me të cilën është parë Visi, është një modele e njohur shqiptare, por emri i saj nuk është bërë publik. Për më tepër, Lori dhe Visi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një fakt ky që ka përforcuar dyshimet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

E ndërkohë që shumë po flasin për këtë ndarje të bujshme, siç duket ata kanë nisur “lojërat” e tyre me ndjekësit. Lori publikoi një foto në Snapchat ku e ka fokusuar kamerën e telefonit te dora e saj, ku shihet një byzylyk "Love” (dashuri) nga marka prestigjioze Cartier, ora Rolex, çanta, por ajo që na bëri përshtypje është pikërisht përshkrimi “Dashuria që mbetet”.

loritrrt.jpg

 

Dhe kjo shprehje thuhet zakonisht në gjendje melankolie, sikur të mungon dikush. E ku mund të na shkonte mendja tjetër, përveç se te Visi?

Pas postimit të Lorit, Visi publikoi një foto (e ruajtur nga intv.al) në të cilën edhe ai e fokusoi kamerën te ora e tij e shtrenjtë dhe si përshkrim shkroi: “Peshku i madh”, me një emoji duke qeshur me lot. Mos vallë donte t’i bënte “DISS” orës Rolex të Lorit?

bajrk.png

Article Logic
Execution time: 0.002039909362793