Epo Ledri di si të flirtojë me femrat!
Nëse nuk e dinit, para se Dua Lipa të ishte kaq e famshme, ajo ka qenë e dashura e Ledrit. Por rrugët e tyre u ndanë dhe Dua po korr shumë sukses në arenën ndërkombëtare, ndërsa Ledri është një nga reperat më të sukesshëm në vendin tonë. Dua vazhdon lidhjen e saj me modelin e njohur Isaac Careë, ndërsa Ledri nuk merret vesh, herë e bëjnë të lidhur me një femër e herë me një tjetër.
Mirëpo edhe pse të ndarë, Dua dhe Ledri duket se kanë ende raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, e këtë gjë e dëshmon edhe komenti i fundit i reperit mbi foton e këngëtares.
Dua publikoi foton ku shfaqet e veshur me një fustan jeshil, në të cilin kishte nxjerrë këmbët seksi me geta rrjetë, ndërkohë që Ledri i komentoi një emoji të një kofshe pule. Ama reperi nuk u shpëtoi komenteve të fansave, të cilët i ‘rikujtonin’ atij se Dua ka të dashur.