INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po gjendet zgjidhja për mbetjet urbane në Tiranë…

Po gjendet zgjidhja për mbetjet urbane në Tiranë…

Publikuar më: 13:03 04-01-2016

Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Veronës në Itali për zgjidhjen e problemit të mbetjeve urbane, i cili është kryer në makth për shumë banorë të kryeqytetit.

E për këtë arsye do të ngrihet një ndërrmarje e posacme për grumbullimin dhe menaxhimi e mbetjeve. Ndërsa Verona do të merret si shembull për realizimi e kësaj sipërmarrje, që do të vijë si rezultat i marrëveshjes së firmosur sot nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe homologu tij, Flavio Tosi.

Verona është një ndër bashkitë model në Europë, që i pastron dhe i menaxhon vetë mbeturinat e qytetit.

Veliaj pas firmosjes tha se i vjen mirë që nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi me Bashkinë e Veronës, për të nisur për herë të parë një ndërmarrje publike midis Bashkisë së Veronës dhe Bashkisë së Tiranës, për grumbullimin e mbetjeve në Tiranë dhe për të sjellë një mënyrë të re, moderne dhe transparente të menaxhimit të aseteve publike nga ente publike.

Për marrëveshjen mes dy bashkive, foli dhe kryebashkiaku i Veronës i cili e përgëzoi homologun e tij mbi përzgjedhjen e bërë, pasi në qytetin, ku ai drejton ka një ndërmarrje, e cila kryen funksione të rëndësishme si menaxhimi i energjisë së rinovueshme, gazit apo mbetjeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit i dhuroi “Çelësin e Qytetit” kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi.

Article Logic
Execution time: 0.0047600269317627