Më shumë se 300 persona janë zhdukur pas shembjes së një dige në një minierë hekuri në Brazil.
Shembja shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë.
Zyrtarët lokalë thanë se nuk ka shumë shanse që të zhdukurit të mund të gjenden të gjallë. 9 persona janë konfirmuar ndërkohë të vdekur.
Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar kolapsin e digës.