INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po harxhoni kohën kot në zyrë? Ja si ta menaxhoni atë

Po harxhoni kohën kot në zyrë? Ja si ta menaxhoni atë

Publikuar më: 14:24 06-09-2017

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Salary.com, mbi 70% e punonjësve e pranojnë faktin se mesatarisht shpenzojnë rreth 2.09 orë në ditë në mënyrë joproduktive dhe këtu nuk përfshihet koha e pushimit të drekës apo pushimet e shkurtra gjatë intervalit të punës. Interneti është kthyer për pjesën më të madhe të njerëzve si fqinja “llafazane”, e cila na merr shumë kohë.
Fatmirësisht ekzistojnë ekspertë në fushën e produktivitetit dhe menaxhimit të kohës. Disa prej tyre, si David Allen e Merlin Mann, kanë dhënë këshilla në lidhje me disa prej sekreteve të menaxhimit sa më mirë të kohës në punë.

Mirëmenaxhoni email-in tuaj

Teknologjia është një e keqe e domosdoshme. T’i përgjigjesh një email-i nuk duhet t’ju marrë më shumë sesa 2 minuta kohë. Mos vendosni alarm për sinjalizimin e çdo email-i të ri. Dërgoni sa më pak email-e dhe shmangni email-et e panevojshme. Sa më i shkurtër dhe më i qartë të jetë email-i, aq më lehtësisht do të përcillet mesazhi.

Bëni pushime të shkurtra disa herë në ditë

Këshillohet që gjatë orarit zyrtar të lëvizni disa herë nga tavolina e punës. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë që të rifitoni energjitë e humbura gjatë ditës si dhe të rrisni produktivitetin në sajë të përqendrimit më të lartë.

Bëni një listë me gjërat që duhet të realizoni

Gjithmonë duhet të jeni sa më të organizuar dhe për të mos i harruar gjërat që duhet të bëni këshillohet që t’i shkruani ato. Sipas David Allen, gjithkush prej nesh duhet të mbajë një listë me të paktën 3 prej gjërave të cilat duhet të përmbushë gjatë ditës.

Jini sa më kreativë

Menaxhimi i suksesshëm i kohës nuk do të thotë vetëm përmbushje e detyrave brenda orarit të caktuar. Mirëmenaxhimi i duhur është ai kur ju i krijoni vetes hapësira për të menduar në mënyrë kreative.

Shmangni mbledhjet e panevojshme

Tregohuni të “egër” kur bëhet fjalë për të mbrojtur kohën tuaj. Thuajini “jo” çdo mbledhje që e konsideroni të panevojshme.

Mos bëni shumë punë njëkohësisht

Çdo gjë kërkon kohën e saj, prandaj këshillohet që të mos merreni me shumë gjëra njëkohësisht sepse do të përfundoni pa përmbshur asnjërën prej tyre.

Pastrojeni tryezën tuaj të punës

Shpenzojini 15 minutat e fundit të çdo dite pune për të pastruar tryezën tuaj të punës./monitor/

Article Logic
Execution time: 0.0019609928131104