Olsa Muhameti zbulon çiftin e preferuar në ‘Përputhen’ Olsa Muhameti është “shënjestra” kryesore kur flitet për “Përputhen”. Autorja e “skenareve”, hartuesja e kontratave të “frikshme”.
Autorja e “Përputhen” pavarësisht këtyre gjërave po vazhdon punën me program i cili në sezonin e tij të dytë do të vazhdojë deri në fund të Qershorit.
Ndonëse publikisht nuk flet shumë për rrjedhën e programit, Olsa nuk ka “duruar” në një detaj.
Ajo ka zbuluar çiftin që e ka emocionuar më së shumti në dy sezone të programit. Në preferencat e Olsës janë Andi dhe Jasmina, siç e ka thënë vet autorja e programit në një postim në InstaStory.