Leo Messi është absolutisht një nga futbollistët më të mirë të futbollit ku me 5 Topa të Artë të fituar, 4 Champions League dhe me qindra rekorde të thyera ai ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit saqë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në epokën e tij. Por e vetmja gjë që i mungon futbollistit argjentinas, është një “Kupë Bote” me kombëtaren e tij.
Ai arriti me shumë vështirëi të kualifikonte Argjentinën në Botëror, duke eleminuar fazën “play off”, por ai tani shkon me një tjetër qëllim në Rusi, ku kërkon që ta fitojë Notërorin.
Argjentinasi ka premtuar se nëse fiton Kampionatin Botëror do të bëjë në këmbë të gjithë rrugën nga Rosario në San Nicolas.
“Nëse e fitojmë Kupën e Botës, premtoj se do të eci në këmbë nga Rosario në San Nicolas”, ka thënë 30-vjeçari për “TyC Sports”.
Këtë deklaratë Mesi e dha para ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Rusisë. Distanca është rreth 50 kilometra nga shtëpia e Lionel Messit në Arroyo Seco deri te Basilica ku ndodhet ky qytet. Më pas edhe Sergio Kun Aguero ka premtuar të njëjtën gjë duke shtuar se “Do ta bëjmë me nxitim”