Një banor kërcënon se do të hidhet nga lartësia në Elbasan. Ai shprehet se do ta ndërmarrë vendimin fatal pasi policia ndërtimore po i prish godinën, raporton infoelbasani.al.
Banori thotë se kjo është një padrejtësi. “Kam 20 vjet që punoj në Greqi dhe me para ndërtova këtë biznes për të mbajtur familjen me bukë. Këtu nuk ka punë. Në Greqi më mbajtën me bukë dhe me punë. Jam 67 vjeç. Nuk kam çfarë humb.”.
Policia po negocion që ai të zbresë. Por i moshuari thotë se vetëm i vdekur mund të ulet në tokë. Infoelbasani.al