INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po i shkatërrojmë pa kuptuar, çfarë ndodh me celularin kur e lëmë natës në karikim

Po i shkatërrojmë pa kuptuar, çfarë ndodh me celularin kur e lëmë natës në karikim

Publikuar më: 17:42 16-09-2018

Studimet e fundit kanë treguar se gjatë gjithë kësaj kohe, kemi qenë duke e karikuar gabim aparatin celular. Ideja e të bërit këtë proçes përgjatë gjithë natës, në fakt është tejet e dëmshme për telefonin.Kjo sepse në këtë mënyrë, celulari karikohet edhe kur bateria ka arritur 100% të mbushjes, e sipas specialistëve, kjo sjell vetëm tension ekstra për aparatin, çka do të thotë dëmtimin e baterisë, deri në skadimin përfundimtar të saj.

Shpjegimi më konkret lidhet me faktin se bateria ka një përmbajtje acide, e cila nuk kërkon karikimin e plotë. Kuptohet, të gjithë dëshirojmë një celular të karikuar në maksimum për të nesërmen, por ka disa mënyra të tjera për ta arritur këtë, si psh: eleminimi i programeve që nuk i përdorim, përzgjedhja e zonave të mira me sinjal etj.

Në fakt, mjafton vetëm një orë për të patur një bateri të qëndrueshme, kështu që rrjedhimisht do të na duhet të zbatojmë atë çfarë kanë rekomanduar specialistët.

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814