INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po i vjen radha! Mjeku nga lista e LSI sqaron në do të bëhet pjesë e kuvendit apo jo

Po i vjen radha! Mjeku nga lista e LSI sqaron në do të bëhet pjesë e kuvendit apo jo

Publikuar më: 10:17 28-03-2019

Mjeku Petrit Vargu është pjesë e listës së LSI-së për qarkun e Tiranës. Kanë qenë shumë ata që e kanë pyetur mjekun nëse do e pranojë apo jo mandatin. Këtyre pyetjeve, Vargu ju ka dhënë përgjigje në faqen e tij në Facebook.

"Të nderuar miq! Shumë njerëz më pyesin nëse do të shkoj në parlament apo jo? Natyrisht me ‘pro’ dhe ‘kundër’ sipas bindjeve politike që kanë. Vendimi im i lirë është të jem gjithmonë miku juaj, duke e refuzuar hyrjen time në këtë lloj parlamenti. Ju respektoj të gjithëve”, shkruan ai.
Vargu është një nga zërat ndryshe të mjekësisë. Ai ka qënë ndër të partë që ka kundërshtuar reformat e qeverisë dhe madje është përplasur dhe me kryeministrin Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268