Një foto e pabesueshme ka qarkulluar në internet, që vështirë se mund të shpjegohet nga ligjet e natyrës dhe biologjisë.
Fotografia shfaq një grua të ulur në një palestër me dy këmbët e hapura. Deri këtu gjithçka normale, vetëm se po të shihni mirë do të vini re se atletet e saj dhe si rrjedhojë këmbët janë mbrapsht. Diçka e tillë e ka tërbuar internetin, duke i bërë komentuesit të ndryshëm të spekulojnë se çfarë ka ndodhur me foton. Disa thonë se imazhi i çuditshëm është modifikuar në mënyrë dixhitale ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë efekti i ndonjë pasqyre. Po ju si mendoni?