INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju e dinit? Sapo zbuluam lidhjen ‘familjare’ të Elvana Gjatës me Oriola Marashin! Ja ç’thotë mamaja e modeles për këngëtaren [FOTO]

Po ju e dinit? Sapo zbuluam lidhjen ‘familjare’ të Elvana Gjatës me Oriola Marashin! Ja ç’thotë mamaja e modeles për këngëtaren [FOTO]

Publikuar më: 21:20 24-10-2018

Mund të themi pa frikë se Elvana Gjata dhe Oriola Marashi janë dy prej vajzave më të përfolura e të komentuara në showbizz-in shqiptar.

Por veç kësaj nuk dinim ndonjë gjë tjetër të përbashkët mes tyre, derisa zbuluam se ato në fakt njihen shumë mirë dhe madje familjarisht.

Teksa po e “përndiqnim” mamanë mjaft simpatike të Oriolës, pas lajmit të postit të rëndësishëm që ajo mori në televizion, sytë na zunë dy postime në profilin e saj.

Në njërin prej tyre menjëherë vumë re Elvana Gjatën në adoleshencë, e përkrah saj mamaja e Oriolës si dhe këngëtaren e njohur Entela Zhula dhe poeten Ina Xhaferi.

“Dikur e lumtur me nxënësit e mi,realizonim mbrëmje poetike dhe koncertale, sa të bukura të qeshura dhe të talentuara ishin. I doja dhe i ndihmoja me atë pasionin tim për artin.
Nora Malaj mike e imja dhe e nxenësve i binte shpesh pianos. 3 prej këtyre vajzave sot janë te famshme. Elvana Gjata dhe Entela Zhula Këngëtare ,Ina Xhaferi poete.
Jeta ime plot kujtime të bukura me nxënësit e mi....” ka shkruar ajo, teksa ka zbuluar se Elvana ka qenë një prej nxënëseve të saja.

elvana.jpg

Por, ky nuk është vetmi postim ku shohim këngëtaren, sepse mamaja e Oriolës i ka dedikuar dhe një tjetër postim mjaft të ëmbël Elvanës, ku madje e quan vajzën e saj dhe e konsideron njëlloj si dy vajzat e saj.

“Do vi të të ndjek në koncertin tënd në prishtinë dhe i ftoj të gjithë miqtë e mi të vijnë. E kam ndjekur nga larg rritjen tënde me hapa galopantë @elvanagjataaaa . Ti e di dhe e ndjen që unë të dua si vajzat e mia, gjithmonë në zemrën time ka një vend të veçantë për ty, hyre në adoleshencën tënde të hershme dhe aty ke mbetur me atë dashurinë e pastër feminore,sejcila këngë e jotja më duket me e bukur se tjetra e sa herë i degjoj kam emocione të rralla.Je e paarritshme nga askush dhe unike në llojin tënd e mira dhe e bukura ime... Sukses e dashuri përgjithnjë në shpirtin tënd fisnik...”

elvana1.JPG

Në fakt u habitëm pasi pamë këto postime, sepse nuk e dinim se në fakt dy modelet njiheshin që në fëmijëri./INtv.al

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289