INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju e keni vënë re? Rita Ora, Oriola Marashi dhe Tayna mund të ngatërrohen lehtësisht për motra [FOTO]

Po ju e keni vënë re? Rita Ora, Oriola Marashi dhe Tayna mund të ngatërrohen lehtësisht për motra [FOTO]

Publikuar më: 15:56 16-11-2018

Herë pas here, trendet e modës apo stile të ndryshme veshjeje rikthehen nga shumë vite më parë.

Dhe sigurisht janë dhe influencueset si modelet apo këngëtaret të cilat i sjellin akoma dhe më shumë në vëmendje.

Mund të themi pa frikë se bereta franceze ka qenë një ndër aksesorët më In të këtij viti dhe dyshojmë që ka ndonjë vajzë që nuk ka rënë “pre” e këtij trendi.

E ndërkohë që shumë vajza nëpër qytet mund t’i shohësh me këtë aksesor pa u vënë re, kur vajzat e showbizz-it vendosin të njëjtin akseso, nuk mund të mbetet pa u komentuar.

Kanë qenë tre prej vajzave më të dashura të showbizz-it shqiptar. Rita Ora, Oriola Marashi dhe Tayna të cilat me beretën franceze dhe me flokët e gjatë bjondë, lehtësisht mund të ngatërrohen për motra.
Ishte Oriola të cilën e pamë të parën me ndryshimin drastik të look-ut, duke u kthyer nga brune në bjonde.

Më pas Tayna, u kthye në “Mother of Dragons” nga seriali i njohur Game of Thrones.

Në fund ishte Rita Ora, të cilën e pamë në sfilatën e Victoria’s Secret ku performoi e veshur me një body të zi dhe beretë.

collage_oriola.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645