Pak muaj më parë Noizy u bë pjesë e një bashkëpunimi me dy reperë ndërkombëtarë, të cilët kanë një fame të madhe jo vetëm në Shqipëri edhe Gjermani por edhe me gjerë. Bëhet fjalë për ZUNA dhe AZET, ky i fundit një repër shqiptar që repon në gjermanisht edhe pse jo shumë i njohur për shqiptarët pasi që në fëmijëri ai u largua nga Kosova drejt Gjermanisë. Azet së fundmi ndodhet në Shqipëri krah Noizyt, ku mbrëmjen e kaluar e kaluan në Sarandë, ndërkohë sot edhe grupi KMN, ku bëjnë pjesë reperët që kanë famë më të madhe në Gjermani. Pas HIT-it të parë “Number 1”, kënga e tyre më e re titullohet “KRIMINELL“./intv.al/