Luana Vjollca ka nisur sezonin e pushimeve. Pas disa ditë pushimesh në dëborë bashkë me dy motrat e saj, Lirën dhe Marinën, moderatorja bukuroshe është nisur për pushime vetëm për vetëm me partnerin e saj, Krenar Çoçajn.
Edhe pse Luana nuk e ka konfirmuar këtë, intv.al iu zbuloi si Vjollca padashje postoi partnerin në insta story që tashmë është fshirë (lexo më shumë)
Luana po poston shpesh foto e video duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet e ulur në një stol, mes gjelbërimit dhe rërës, mirëpo fansave nuk u kanë shpëtuar takat.
"Si ecën me ato taka në rërë?", është një pyetje e bërë shpesh nga fansat në komentet e fotos.