INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju ku bëni pjesë? Zbuloni llojet e çifteve në ditët e sotme!

Po ju ku bëni pjesë? Zbuloni llojet e çifteve në ditët e sotme!

Publikuar më: 18:01 03-06-2019

Shihni si klasifikohen çiftet në bazë të sjelljes së tyre.

1. Çiftet dramatikë
Këto, çdo gjë e lidhin me dramaticitetin. Nuk bëjnë pjesë në lidhjet afatgjatë, sepse mundësia për të krijuar konflikte është më e madhe. Ata janë egoistë dhe nuk bëjnë shumë sakrifica për të mbajtur një lidhje.

2. Çiftet e konfliktit
Këto çifte argumentojnë, por kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen. Kjo gjë nuk i pengon ata të kenë një lidhje të mirë, sepse debatet duket sikur e shtojnë pasionin mes tyre.

3. Çiftet me shoqëri të përbashkët
Këto çifte kanë nivele të larta të kënaqësisë dhe stabilitetin në marrëdhëniet e tyre. Duke pasur miq të përbashkët, sipas intv.al kjo i bën ata të ndihen më të afërt dhe më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

4.Çiftet që ta shpifin në rrjetet sociale
Këto janë çiftet ku hipokrizia kalon çdo limit. Çdo gjë që bëjnë e tregojnë në rrjetet sociale. Nuk janë aspak të lumtur.

5.Çiftet që ofendojnë njëri-tjetrin
Këto çifte janë gjatë gjithë kohës me inate ndaj njëri-tjetrit, por përsëri qëndrojnë bashkë. Ata janë gjaknxehtë, sepse i shprehin fjalët pa u menduar mirë dhe në fund pendohen. Mundësia që ata të ndahen është e madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271