Vijon moti me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Sërish mesdita dhe orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluara në Qendër por rrebeshe të përkohshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 14 në 34°C. Era do fryjë kryesisht e lehtë por mesatare në Juglindje, me shpejtësi 26 km/h nga Perëndimi ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.