INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po juve iu ka ndodhur? Geti tregon momentin më të sikletshëm nga dasma me Marinën [FOTO]

Po juve iu ka ndodhur? Geti tregon momentin më të sikletshëm nga dasma me Marinën [FOTO]

Publikuar më: 18:20 10-03-2021

 Moderatorja e njohur Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, i njohur si Geti, janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Lidhja e tyre vazhdon që prej shumë kohësh dhe në Shtator të 2017-ës e kurorëzuan dhe me martesë. 

Së fundmi, Geti ishte i ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin. Gjatë intervistës, ai rrëfeu momentin më të sikletshëm gjatë dasmës me Marinën. Dyshja kishin bërë një gabim gjatë prerjes së tortës, por e kishin kaluar pa e kuptuar askush.

“Momenti i tortës, janë do momente që bëhen për formalitet. Torta ishte shumë e madhe, mirëpo baza e saj ishte stiropor. Ata që e kishin përgatitur tortën thanë se duhet ta prisnim nga poshtë, por ishte dashur nga lart. Kështu unë ia dhashë Marinës dhe ajo më shikoi pastaj e preu një copë të madhe duke ma dhuruar dhe si jemi larguar pak e kemi hedh në zall stiroporin”, tregoi reperi.

-640-0-6046197b266db.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028901100158691